Si të ktheni peshën e duhur pas festave Foto: Ilustrim

Si të ktheni peshën e duhur pas festave

06 January 2020 18:20

Festat dhe pushimet kanë tendencën të sfidojnë çdo rutinë të shëndetshme në ushqyerje.

Tundimi për të qëndruar shtrirë ose për tu provuar gjithçka ofrohet në tryezën e mbushur me gjithë të mirat është i madh. Kësisoj, shtimi në peshë është i paevitueshëm.

Në vijim do të mësoni për hapat që duhet të hidhni në mënyrë që t’i riktheheni rutinës suaj të shëndetshme pas festave.

Merrni kohën e duhur për reflektim

Mos u dekurajoni nëse vëreni që jeni sërish nën kthetrat e festave. Merrni kohën e duhur që ju nevojitet për të reflektuar për mësimet që nxorët gjatë tyre por edhe hapat që duhet të hidhni drejt peshës ideale dhe stilit të shëndetshëm të jetesës. Nëse reflektoni, atëherë do ta keni më të lehtë që të planifikoni dhe realizoni rrugëtimin drejt shëndetit të mirë.

Rivendosni objektivat

Nëse keni qenë tifoz i palestrës por krejt papritur për shkak të festave i jeni rikthyer parazitizmit, është koha që të rivendosni objektivat e harruar. Shkruajini ato në letër dhe vendosini në një vend ku mund t’i shihni çdo ditë. Nëse synoni të humbisni në peshë, atëherë shkruajeni në letër dhe thojani vetes çdo ditë, deri sa të bindeni jo vetëm të shkoni në palestër por edhe të ushqeheni shëndetshëm.

Zgjidhni një rutinë të shëndetshme

Pasi keni reflektuar dhe rivendosur objektiva të shëndetshme, është koha që të hidhni hapat e duhur. Mos u përpiqni të bëni shumë e gjithçka në një kohë shumë të shkurtër. Rutina e shëndetshme nis me një gotë ujë esëll në mëngjes, e një ecje në fund të ditës. Dalëngadalë do të dilni nga apatia dhe do t’i vendosni gjërat në lëvizje për veten dhe organizmin tuaj.

Ekspertët thonë se një strategji e suksesshme është që çdo ditë t’i vendosni vetes një objektiv për të bërë diçka të shëndetshme. Me vullnetin e duhur, ky objektiv shumë shpejt do të kthehet në një stil jetese./agroweb

Komentet

Shto koment

Të ngjashme