Pavarësisht nëse bëhet fjalë për kafenë e parë në mëngjes apo një dozë shtesë gjatë ditës, shumë njerëz thjesht nuk mund ta imagjinojnë ditën pa kafe. Në të njëjtën kohë, një numër gjithnjë e më i madh i hulumtimeve sugjeron që një filxhan kafe mund të sjellë shumë përfitime shëndetësore.
Hulumtimet e fundit kanë zbuluar që konsumimi i kafesë prej një deri në katër filxhanë në ditë shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sindromës metabolike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sindroma metabolike është një grup çrregullimesh metabolike që i përfshin disa faktorë rreziku, siç janë presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha dhe niveli i lartë i sheqerit në gjak”, shpjegoi specialistja e mjekësisë interne në spitalin St. Joseph në Orange në California, Seogeun Naomi Hong.
Sindromën metabolike vlerësohet se e kanë më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën, shkruan Koha Ditore. Jeta me këtë sindromë mund ta rrisë rrezikun e problemeve kardiovaskulare, përfshirë sëmundjen koronare të zemrës dhe sulmin në tru.
Polifenolet në kafe janë thelbësore
Instituti për informata shkencore për kafenë (ISIC) i prezantoi rezultatet e hulumtimit të vet në konferencën e 13-të Evropiane të të ushqyerit, të organizuar nga Federata e shoqatave evropiane të të ushqyerit (FENS) në Dublin.
Profesori në Universitetin Catania dhe autori i studimit Giuseppe Grosso e ka bërë hulumtimin në Poloni dhe Itali. Hulumtimi i Gross sugjeron që polifenolet që gjenden në kafe, veçanërisht acidet fenolike dhe flavonoidet, janë vendimtare për uljen e rrezikut prej sindromës metabolike.
Përveç kësaj, konsumi i moderuar i kafesë e uli rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit të tipit 2.
Hulumtimet e mëparshme
Shelley Wood, dietologe klinike në Qendrën Mjekësore në Santa Clara Valley në California, tha që ky hulumtim i mbështet hulumtimet e mëparshme.
“Në studimet që e hulumtojnë kancerin është treguar se polifenolet në kafe e ngadalësojnë ose pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene në hulumtimet e kryera në kafshë”, tha Wood.
Ajo thotë se të njëjtat polifenole në kafe mund të veprojnë gjithashtu si një antioksidant, i cili e zvogëlon inflamacionin dhe stresin oksidues, dhe mund të veprojë si antidepresant.