Qumështi i gomaricës, çudibërës për shëndetin, çdo pikë e tij vlen si flori

Qumështi i gomaricës, çudibërës për shëndetin, çdo pikë e tij vlen si flori

03 December 2019 12:24

Cilësohet si qumështi i nënës për nga vlerat ushqyese dhe shëndetësore që ka.

Bëhet fjalë për qumështin e gomaricës, i cili çmohet për vlerat mjekësore që ka ashtu si edhe për ato kozmetike. Përdorimi i tij daton që nga Egjipti i Lashtë.

Në Shqipëri, ky lloj qumështi është përdorur në shumë treva të ndryshme dekada e dekada më parë, kryesisht në zonat rurale, ku shpesh nënat e përdornin për fëmijët për të zëvendësuar qumështin e gjirit.

Qumështi i gomaricës ka një kosto shumë herë më të lartë nga qumështi i lopës apo i dhisë, ku 1 litër prej tij varion nga 30 euro deri 50 euro. Në Shqipëri gjendet në sasi të limituara në farmaci apo pika të shitjes së produkteve organikë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org rezutlon se ky qumësht ka 60 herë më shumë vitaminë C sesa qumështi i lopës e kështu ka aftësinë të rrisë rezistencën e organizmit e njëkohësisht sjell në gjendje pune të gjitha gjëndrat endokrine siç është mëlçia, pankreasi, shpretka e tiroidet.

Vlerat shëndetësore

Qumështi i gomaricës përmirëson tretjen si dhe largon ujin e tepërt nga organizmi e madje bën që trupi të jetë muskuloz. Në këtë mënyrë organizmi nuk krijon dhjamë.

Ky lloj qumështi ka më pak yndyrë se të tjerët, por vërehet se ky qumësht përmban edhe omega 3, omega 6 dhe acide yndyrore të pangopura, e në këtë mënyrë mund të ulë kolesterolin në gjak.

Qumështi i lopës ka laktozë shumë herë më pak, ndërsa i gomaricës përmban 60% laktozë.

Përbërësit që gjenden te ky qumësht kanë aftësinë të rrisin përformancën mbrojtëse të organizmit ndaj sëmundjeve.

Personat që kanë mëlçi të zmadhuar apo të dhjamosur duhet të përdorin qumështin e gomaricës për të kuruar sëmundjet e lartpërmendura.

Qumështi i gomaricës vlerësohet gjithashtu për vlerat e anti plakjes së rinisë duke i dhuruar asaj freski dhe rini.

Mënyra e përdorimit

Gjithashtu, rekomandohet që personat që kanë dhimbje kyçesh, muskujsh ta konsumojnë këtë lloj qumështi pasi largon edhe acidet urike që ndodhen në organizëm.

Një fëmijë i vogël duhet të konsumojë 1 filxhan kafeje në ditë, ndërsa një i rritur 2 të tillë.

Të gjithë ata që përdorin qumështin e gomaricës, së pari duhet të informohen mbi origjinën nga vjen në mënyrë që të mos ketë kimikate të ndryshme. Duhet të ruhet në frigorifer në ngrirje sipas rekomandimeve që përcaktojnë prodhuesit./AgroWeb.org

Komentet

Shto koment

Të ngjashme