Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

4 bajame në ditë parandalojnë kancerin

Bajamet janë një ushqim i shkëlqyer për t’u ngrënë çdo ditë, sepse ato janë plot me proteina, vitamina dhe fibra. Konsumimi i tyre rregullisht mendohet se zvogëlon rrezikun për prekjen nga problemet shëndetësore si kanceri, sëmundjet e zemrës, mbipesha dhe diabeti tip 2, përcjell K.J.

Megjithëse ato gjithashtu kanë një sasi yndyre, ajo është kryesisht yndyrë e llojit të shëndetshëm, që mbron në të vërtetë zemrën tuaj. Bajamet përmbajnë mjaft kalori, kështu që është më mirë t’i hani ato nga pak çdo ditë. Mund të tingëllojë e pabesueshme që vetëm katër bajame që mund të hani çdo ditë mund të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një fije bajame ju do të merrni 3.5 gramë fibra, 6 gram proteina dhe 9 gram yndyrë. Bajamet gjithashtu japin një sasi të mirë të vitaminës E, manganit dhe magnezit. I pranishëm në sasi më të vogla, por domethënëse është bakri, kalciumi, riboflavina, hekuri, zinku dhe fosfori. Me siguri u habitët nga këto 7 përfitime që mund të merrni nga ngrënia e vetëm 4 bajameve çdo ditë.