Vetëm prania e partnerit, empatia e tij ose saj mund ta zvogëlojë ndjenjën e dhimbjes, pohojnë ekspertët. Profesori Stefan Duschek nga “The University of Health Sciences, Medical Informatics and Technology” në Austri shpjegoi se 48 çifte morën pjesë në eksperiment, të cilët duhej ta shtynin dorën në një aparat që krijonte presion në gishta.
Kur dhimbja ishte shumë e madhe, në shenjën e pjesëmarrësit, aparati fikej. Bashkëshortët e të anketuarve ishin të pranishëm në dhomë, por u lejuan vetëm kontakt me sy, pa u prekur ose folur, transmeton Koha Ditore.
Gjatë eksperimentit, i cili u përsërit tre herë, në dy raste përveç të anketuarit rrinte vetëm udhëheqësi i studimit, ndërsa në rastin e tretë, një metër larg rrinte partneri.
Të anketuarit iu përgjigjen pyetjeve në lidhje me intensitetin e dhimbjes në një shkallë derisa në gishta u vendosej një peshë prej tre kilogramëve. Pjesëmarrësit me partnerët më empatikë kishin pragje më të larta dhimbjeje.
Studimet e mëparshme kanë treguar se për një gjendje më të mirë psiqike dhe fizike është më mirë të kesh partner, dhe ekzistojnë disa arsye se pse kjo është kështu.
Rrezik më i ulët i sulmit në zemër
Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga sulmi në zemër është natyrisht dieta e shëndetshme, aktiviteti i rregullt fizik dhe lënia e duhanit. Por studimi i publikuar në revistën shkencore "European Journal of Preventive Cardiology" tregon se jeta martesore gjithashtu ka efekt mbrojtës. Numri i sulmeve në zemër në Finlandë është treguar të jetë më i ulët tek meshkujt dhe femrat që janë në lidhje sesa tek beqarët.
Shëndeti më i mirë mendor
Çiftet e martuara ndiejnë më pak presion psikosocial se beqarët, sipas një studimi të përbashkët nga shkencëtarët e universiteteve të Los Angeles dhe San Francisco. Studimi u publikua në “American Journal of Public Health”, dhe bazohet në intervistat e kryera me 47,000 njerëz....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)