Nga Londra në New York City dhe nga Perth në Paris, aktivistët e klimës do të marrin pjesë në një grevë të përgjithshme globale sot në atë që pritet të jetë dita më e madhe e demonstratave klimatike në historinë e planetit.
Një marshim në Melburn, në qendër të Australisë, ka mbledhur tashmë një turmë masive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është Melbourne! janë mbledhur më shumë se 100,000 njerëz! #Climatestrike #Greens”, tha në një tweet deputeti i Greens, Adam Bandt, i cili përfaqëson vendin e Melbourne në Parlamentin Federal.
Greva Globale e Klimës është e treta në një seri tubimesh klimatike të organizuara nga nxënës të shkollave, dhe e udhëhequr nga 16-vjeçarja Greta Thunberg.
Por nuk janë vetëm të rinjtë që marrin pjesë këtë muaj, janë grupe pune dhe humanitare, organizata mjedisore dhe punonjës të disa prej markave më të mëdha në botë gjithashtu të vendosura të marrin pjesë.