Lifestyle

Purdue Pharma, kompania e opioideve në SHBA, shpall falimentimin

Purdue Pharma, kompania e opioideve në SHBA, shpall falimentimin

Firma Purdue Pharma, prodhuesja e opioidit OxyContin, ka paraqitur në gjykatë kërkesën për t’u mbrojtur, duke deklaruar falimentimin.

Kompania po përballet me padi të shumta gjyqësore nga qeveritë lokale dhe ato të shteteve amerikane, si dhe paditës të tjerë që aludojnë se kjo kompani tregtoi në mënyrë agresive ilaçe qetësuese, të cilat e shtuan edhe më tej krizën e opioideve në Shtetet e Bashkuara.