Lifestyle

Kosova shpërfill alarmin rreth rreziqeve nga cigaret elektronike

Descriptive Text

Autoritetet në Kosovë nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me alarmet nga disa vende për rreziqet që po shkakton përdorimi i cigareve elektronike.

Aktualisht, institucionet publike të shëndetit nuk kanë dhënë ndonjë informacion për masat e mundshme, e as për statistikat rreth përdorimit të cigareve elektronike, të cilat ka kohë që po prezantohen nga prodhuesit si produkt që mund të zëvendësojnë cigaret e rëndomta.

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik thonë se nuk kanë asnjë të dhënë lidhur me atë se sa konsumohet cigarja elektronike në Kosovë dhe cilat janë efektet anësore të saj.

Era Pireva, zëdhënëse e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se asnjëherë nuk është bërë ndonjë studim për cigaret elektronike në Kosovë.

Ndërkaq në Ministrinë e Shëndetësisë, drejtori për informim, Faik Hoti tha për Radion Evropa e Lirë se cigarja elektronike nuk është e ndaluar, por se sa ka përdorim, nuk ka ndonjë studim të veçantë.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk ka të dhëna të ndara për ndonjë rast të trajtuar me pasoja shëndetësore, për shkak të përdorimit të cigareve elektronike.

Teksti i plotë i Radio Evropa e Lirë.