Lifestyle

Mjekët amerikanë: Ndalni menjëherë cigaret elektronike

Mjekët amerikanë: Ndalni menjëherë cigaret elektronike

Shoqata Amerikane për Mjekësi u bëri thirrje amerikanëve të ndalojnë përdorimin e cigareve elektronike të çfarëdo lloji, derisa shkencëtarët të kenë të dhëna më shumë për shkakun e 450-të sëmundjeve të mushkërive dhe të paktën pesë vdekjeve që lidhen me përdorimin e këtij produkti.

Kjo shoqatë, që është një nga grupet më me ndikim të mjekëve në SHBA, gjithashtu u bëri thirrje punëtorëve mjekësorë, që të informojnë pacientët në lidhje me rreziqet e cigareve elektronike, duke përfshirë rrezikun nga toksinat dhe kancerogjenët. Ata, po ashtu bën thirrje që mjekët të raportojnë menjëherë me shpejtësi çdo rast të dyshuar të sëmundjeve të mushkërive, që ndërlidhen me përdorimin e cigareve elektronike, përcjell rel.