Lifestyle

Mungesa e gravitetit vret qelizat e kancerit

Mungesa e gravitetit vret qelizat e kancerit

Mjaftojnë 24 orë pas vendosjes në gjendjen e mungesës së gravitetit që të shuhen më shumë se 80% e qelizave kanceroze të testuara, kanë zbuluar studiuesit australianë.

„Shumë vetë në shoqërinë tonë papritur u sëmurën me kancer, dhe kjo më ka motivuar që të studioj se çfarë ndodh me qelizat e kancerit", thotë Joshua Chou, studiues në Universitetin Teknologjik të Sydneyt. „Nuk ka ndonjë çelës të artë për të shëruar kancerin, sepse çdo tip kanceri është i ndryshëm nga tjetri dhe njerëzit reagojnë ndryshe ndaj tij. Megjithatë dëshiroja të dija, a ka diçka, që kanë të përbashkët këto qeliza kanceroze? Prandaj i futa ato në aparatin e mikrogravitacionit".