Lifestyle

Ushqimet që e mundin artritin

Foto: Getty Images

Më shumë se 10 milionë britanikët vuajnë nga artriti, i cili shkakton dhimbje kronike dhe probleme me lëvizje. Por, një dietë që redukton inflamacionin në trup mund të ndihmojë duke i dhënë një ndihmë shëndetit në përgjithësi.

Fatmirësisht, ka një mori ushqimesh për të zgjedhur duke filluar nga ato që mund të kenë efekt pozitiv në nyjat tuaja, shkruan “The Mirror”, transmeton Koha.net. Dhe është shumë lehtë t’i shtoni këto ushqime në dietën tuaj.

Dekorimi i pjatës tuaj me fruta dhe perime shumëngjyrëshe, të pasurit një filxhan çaji të gjelbër dhe duke shtuar pak më shumë erëza në vaktet e ngrënies, janë vetëm disa nga gjërat që mund ta bëjnë jetën e përditshme me shumë më pak dhimbje.

Këto ndryshime të vogla mund të sjellin rezultatet e shpejta. Dhe, me këshillat e mjekut tuaj, do ta keni më lehtë i bashkëngjiteni disa ushtrimeve me ndikim të ulët - duke përfshirë ecjen, çiklizmin dhe notin.

Në vijim po ju sjellim disa nga ushqimet që janë më të mira për nyjat tuaja:

Vaj ulliri;

Frutat e pasura me vitaminë C (si grejpfrut, portokalli, limoni dhe limoni i gjelbër);

Ushqimet e fermentuara (turshi lakre, jogurti);

Tërshërë apo qull;

Trofta (vitamina omega-3);

Çaji i gjelbër;

Erëza (shafran indian, xhinxher, kanellë dhe speci i kuq);

Ushqimet që kanë hekur (bifteku);

Hudhër, qep dhe presh;

Bukë e plotë me drithëra.