Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Farat e domates, zëvendësues të aspirinës

Foto: Ilustrim

Disa studime klinike, kanë zbuluar se farat e domates përmbajnë një xhel natyral i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon mpiksjen e tij.

Kjo substancë që nuk ka as ngjyrë dhe as shije mund të shtohet edhe në ushqime të tjera pa ndryshuar karakteristikat e tyre. Xheli natyral i farave të domateve është tashmë në përdorim në disa pije dhe lëngje frutash dhe pritet të përdoret edhe në ushqime të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Substanca ka marrë aprovimin e autoriteteve evropiane të shëndetit sipas të cilëve ajo përbën një alternativë më të shëndetshme të aspirinës kundër mpiksjes së gjakut.

Mjekët kardiologë shpesh u rekomandojnë pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare të marrin një aspirinë në ditë. Ky medikament është i njohur për përmirësimin e qarkullimin dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut.

Megjithatë aspirina ka një efekt anësor të dëmshëm. Pas një periudhe të caktuar, ajo dëmton stomakun dhe nxit formimin e ulçerës. Sipas informacioneve, farat e domates kanë të njëjtin ndikim në qarkullimin e gjakut por pa efekte anësore.

Përmirësimet që ofrojnë farat e domates vërehen që tre orë pas tretjes. Zbulimi i rolit të farave të domates dhe xhelit që ato përmbajnë u krye nga Instituti Rowett.

Ky institut ka analizuar gjithashtu edhe ndikimin pozitiv të regjimit mesdhetar të ushqyerjes. Disa prej bazave të këtij regjimi ushqimor që është shumë i mirë për zemrën janë: vitamina C, acidet yndyrore Omega-3, yndyrat e shëndetshme dhe antioksidantët.

Vlera të tjera të farave të domates

Farat e domates përmbajnë një sërë mineralesh dhe vitaminash të dobishme në trajtimin e disa sëmundjeve. Ato janë të dobishme për uljen e kolesterolit sepse përmbajnë shumë fibër.

Farat e domateve ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut në mënyrë efikase. Ndërkohë, antioksidantët luftojnë radikalet e lira që nxisin inflamacionin.

Me konsumin e farave të domateve, imuniteti përmirësohet ndjeshëm dhe bëhet më pak i brishtë ndaj infeksioneve dhe virozave. Sipas të dhënave, farat e domates janë të pasura me vitaminë K dhe kalcium. Rrjedhimisht ato rekomandohen për përmirësimin e dendësisë kockore.

Një tjetër përfitim që vjen nga farat e domates është përmirësimi i shikimit dhe shëndetit të syve. Kjo ndodh sepse farat e domates janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A./mapo