Lifestyle

Stresi ndikon në gjithçka përreth jush

Stresi ndikon në gjithçka përreth jush
 

Për të performuar në nivelin më të lartë, ju duhet të mësoni se si të menaxhoni dhe të zvogëloni stresin kurdo që është e mundur, dhe nuk është vetëm për shkak se do të ndiheni më mirë.

Të gjithë e dinë se stresi prek më shumë se vetëm lumturinë tuaj. Nëse stresoheni shpesh, dukja juaj ndryshon, gjumi juaj çrregullohet dhe mund të silleni keq ndaj më të dashurve tuaj. Nëse stresoheni mjaftueshëm ose për periudha të gjata kohore, ju madje do të filloni të keni kapacitete të dobëta mendore, edhe pse me shumë gjasa nuk do t’i vini ato re deri sa të jetë shumë vonë. Për të gjitha këto arsye, nëse po synoni të jeni një ndërmarrës i mirë, ju duhet të mësoni një gjë: si të relaksoheni, transmeton rtk.