Pas shpërthimit të virusit Ebola në republikën Demokratike të Kongos, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar emergjencë botërore.
Ndërkohë, ditën e mërkurë një grup ekspertësh u takuan për të vendosur nëse përhapja e Ebolës duhej të shpallej emergjencë dhe shqetësim ndërkombëtar.
Ndërkaq, virusi është përhapur me shpejtësi për herë të parë në një zonë urbane në lindje të Kongos.
Ndërsa, këtë javë një prift që kishte kontaktuar Ebola u identifikua teksa zbriste nga autobusi pasi kishte mbërritur nga Goma, një qytet me më shumë se 2 milion banorë. Organizata konfirmoi se ai ndërroi jetë.
“Është koha që bota të veprojë duke dyfishuar përpjekjet tona”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus kreu i OBSH.
-
OBSH-ja e shpall shpërthimin e Ebolas në Kongo emergjencë globale shëndetësore
-
OBSH vendos të mos e deklarojë virusin "Ebola" si emergjencë ndërkombëtare
-
Shpërthimi i Ebolës në Kongo bëhet më vdekjeprurësi në historinë e vendit
-
Kongo raporton më shumë se 2,000 vdekje nga Ebola
-
Vlerësohet “alarmante” situata me përhapjen e Ebolës në Kongo