Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë Foto: Ilustrim

Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë

17 July 2019 23:52

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit.

Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrat dhe çliron energji. Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj.

Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë. Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrave. Mëlçia duhet detoksifikuar rregullisht në mënyrë që funksionet e saj të jenë optimal.

Kura natyrale që do të lexoni më poshtë do të rikthejë të gjitha fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve.

Përbërësit që ju nevojiten për këtë recetë:

Një filxhan me majdanoz të grirë;

5 kërcej selinoje;

6 gota ujë;

3 limonë.

Përgatitja

Në fillim, udhëzohet të lani të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm. Përdorni sodë buke për larjen e limonëve nëse do t’i përdorni me gjithë lëkurë. Më pas futini të gjithë përbërësit përveç ujit në një mikser. Përziejini mirë dhe më pas shtoni ujin. Përziejini bashkë me ujin deri sa masa e përfituar të jetë kompakte.

Për rezultate optimale duhet të pini dy gota nga kjo kurë përpara çdo vakti. Kura duhet pirë për tre ditë me radhë. Më pas duhet të bëni 7 ditë pushim dhe pastaj përsëriteni sërish.

Përpiquni të qëndroni larg metaleve të rënda dhe pini mjaftueshëm ujë që të shumëfishoni ndikimin e kurës pastruese dhe të përmirësoni përpjekjet për të rënë në peshë./agroweb

Komentet

Shto koment

Të ngjashme