Lifestyle

Si ndikon alkooli dhe duhani te eshtrat

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë.

Megjithatë, konsumi i tyre është shumë i përhapur në të gjithë globin dhe fillon që në mosha të hershme.

Duke e bërë këtë një problem të theksuar të shoqërive sot, i cili mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në organizëm.

Në këtë shkrim tregohet se ka një lidhje mes shfaqjes së osteoporozës dhe konsumimit të këtyre dy substancave.

Studime të fundit krahas qindra të tjerave që janë bërë mbi këtë çështje tregojnë se pirja e vazhdueshme e duhanit dhe alkoolit shton rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Studimi në këtë shkrim shpjegon se tek këta konsumatorë ndodh një lloj modifikimi i qelizave të cilat çojnë në dobësim të eshtrave.

Studimi mbi dëmtimin e eshtrave

Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë shpjegojnë se si sistemi imunitar arrin të dëmtojë eshtrat. Kjo ndodh sigurisht kur konsumohet duhan apo alkool si pjesë e jetës së përditshme.

Sipas këtyre ekspertëve, një tip qelizash që jetojnë në organizëm arrijnë të kthehen në osteoklate të cilat shkrijnë eshtrat.

Kur mitokondria është nën presion nga shkaqe të jashtme apo faktorë stresues shton prodhimin e osteoklasteve.

Mbi prodhimi i këtyre qelizave që dëmtojnë eshtrat shtohet edhe për personat që konsumojnë duhanin apo alkoolin.

Faktorë të tjerë që lidhen me lindjen e kësaj sëmundje mund të jenë medikamentet e forta apo të qenit nën stres të vazhdueshëm.

Ndikimi i osteoporozës në eshtra

Osteoporoza është një sëmundje që i bën eshtrat më të dobëta dhe më vurnerabël ndaj dëmtimeve dhe dhimbjeve.

Kjo sëmundje rrit ndjeshëm rrezikun e frakturave në trup dhe shfaqet zakonisht me kalimin e moshës.

Kur balanca mes rigjenerimit të kockave pas dëmtimit të tyre nuk është e njëjtë atëherë dhimbjet shtohen.

Sipas Fondacionit Internacional të Osteoporozës në SHBA, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra mbi moshën 50 vjeç vuajnë nga osteoporoza.

Numërohen rreth 75 milion persona në Amerikë, Evropë dhe Azi të cilët vuajnë nga probleme të osteoporozës.

Ndërsa 8.9 milion nga këta vuajnë nga fraktura që shkaktohen nga kjo sëmundje.

Shkaqet kryesore përveç moshës të shfaqjes së osteoporozës janë pikërisht abuzimet me stilin e jetesës gjatë përditshmërisë.

Reduktimi sa më i shpejtë i pirjes së duhanit apo alkoolit ul ndjeshëm rrezikun që i kanoset kockave tuaja./agroweb