Lifestyle

Leximi si kurë për shëndetin mendor

Leximi si kurë për shëndetin mendor
 

Kanë qenë ditë bukur të rrëmujshme për Theresa Mayn, që së shpejti do të bëhet ishkryeministre e Britanisë. 

Por pasi që të largohet nga detyra, cilët libra do të mundë t’i lexonte ajo, për ta qetësuar shpirtin e trazuar? Ajo do të mundë ta lexonte novelën klasike të 1978-s, të autorit amerikan Hubert Selby Jr, “Requiem for a Dream” (Rekuiem për një ëndërr), sugjeron “biblioterapistja” Ella Berthoud. Rrëfimi për katër persona, në telashe me forma të ndryshme të varësisë nga droga, që më vonë është përshtatur për një film, ndonëse është “bukur i zymtë, mund t’i flejë kryeministres”, thotë Berthoud.