Lifestyle

Pesë veshjet e papërshtatshme nëse jeni ftuar në dasmë

Natyrisht se për të gjithë është e rëndësishme që në veshjet e tyre të ndihen sa më rehat, por këto veshje nuk janë kurrsesi të përshtatshme, po qe se do të jeni mysafire në ndonjë dasmë gjatë këtij sezoni.

Secili dëshiron të shkëlqejë si mysafir apo mysafire në dasmën e më të dashurve të vet, por gjithsesi se ekzistojnë edhe rregulla, të cilat duhet të ndiqen në këtë drejtim. Nuk është se gjithçka mund të vishet në dasmën e dikujt. Në bazë të rregullave të pashkruara, asnjë mysafire nuk duhet të bjerë në sy dhe t’ia marrë vëmendjen edhe vetë nuses, por megjithatë duhet që ta ketë një dozë elegance në gardërobën e përzgjedhur për atë rast, shkruan Koha Ditore.

Sa për fillim, me rëndësi është që t’iu shmangemi këtyre veshjeve:

1. Fustani i bardhë: Diskutimet rreth asaj nëse bën të vishet fustani i bardhë në dasmën e dikujt, mund të jenë të pafundme. Megjithatë, do të ishte mirë që të përfillej ky rregull: nëse dëshironi të mos tërhiqni vëmendje dhe të ndiheni rehat, vendosni të visheni me një ngjyrë tjetër. Po ashtu, mbani në mend: e njëjta rregull vlen edhe nëse nusja mban ndonjë fustan me ngjyrë tjetër.

2. Aksesorët e mëdhenj që kërcasin: Nuk e dini arsyen se përse është ky rregull? Këtë gjë do ta kuptoni nëse gjatë ceremonive të martesës e keni afër dikë me “aksesorë që kërcasin” – e atë do ta mbajnë në mend të gjithë mysafirët e dasmës. Aksesorët kërcitës nëpër dasma e kanë efektin e njëjtë si edhe “efekti i palagaçeve” në kinema – tingulli i tij thjesht iu pengon të gjithëve. Për këtë arsye do të ishte mirë që si mysafire të përzgjidhni ndonjë aksesor më klasik.

3. Veshjet që nuk iu përshtaten rrethanave: Nuk e dimë me saktësi se sa muaj u janë dashur dhëndrit dhe nuses që të vendosin për vendin ku do të martohen, ashtu si edhe motivet. Megjithatë, është fakt se për një gjë të tillë ata kanë menduar gjerë e gjatë. Për këtë arsye, do të ishte e udhës që t’i përmbaheni kodit të veshjes. E nëse nuk ka ndonjë kod të veshjes, vendosni për ndonjë fustan të përshtatshëm për vendin ku mbahet dasma. Një gjë është e sigurt: Shumë rrallë ndodh që për dasmë, veshje e përshtatshme të jenë xhinset, atletet apo xhaketa e lëkurës. Më së miri do të ishte që t’i shmangni ato.

4. Fustani shumë i shkurtër: Nëse si mysafire keni vendosur për një fustan tepër të shkurtër, atëherë të jeni të sigurta se të gjithëve do t’ua tërhiqni vëmendjen, duke e zhvendosur atë prej nuses, dita e së cilës është në të vërtetë. Natyrisht se mund të ndiheni shumë komode në një fustan të tillë që në sy. Prandaj, do të ishte mirë që veten dhe nusen ta kurseni prej situatave të tilla të pakëndshme. E njëjta vlen edhe kur është në pyetje fustani me dekolte tejet të theksuar.

5. Këpucët e reja me take të larta: Mbathja e këpucëve me take të larta nuk është fare ide e mirë! Një gjë e tillë vlen sidomos nëse dasma mbahet në ndonjë ambient të hapur, aq më shumë pasi që në secilën dasmë do të duhet të vallëzoni. Për këtë arsye, taket e larta do të jenë vetëm barrë e madhe për ju.

{gallery}