Lifestyle

Hani lajthi për të kuruar aneminë dhe diarrenë

 

Lajthia është një shkurre me lartësinë e një peme të vogël, deri në 7 metra. Lulëzon gjatë periudhës janar-shkurt dhe piqet zakonisht në fillim të shtatorit. Ka lëvore të murrme dhe të lëmuar.

Lajthia është një ndër frutet e thata që pëlqehet mjaft për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Asaj i përdoren frutat, lulet, gjethet, lëvoret e degëve si dhe vaji i saj yndyror i frutit.