Lifestyle

E verdha në modë, tendenca e fundit në pasarela

E verdha në modë, tendenca e fundit në pasarela

Ngjyra të ndezura, të gëzueshme dhe superenergjike, ky është trendi më i fundit i sezonit pranverë verë me ngjyrën e verdhë, që shpërthen në pasarela.

Për shkak të mimozës, lules që konsiderohet emblemë, ngjyra e verdhë është simbol i festës së gruas. Por jo vetëm kaq; goditëse dhe energjike, ajo simbolizon dritën, energjinë mendore dhe atë fizike. Dhe është po ashtu tendenca e sezonit pranveror, transmeton tch.