Lifestyle

Ushqimet që konsumojmë gabim çdo mëngjes

Ushqimet që konsumojmë gabim çdo mëngjes

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme në organizmin e një individi. Nga dietologët rekomandohet që të marrim sa më shumë energji, duke përdorur ushqimet e duhura. Por ”Healthline” ka publikuar se cilat janë disa nga ushqimet, të cilat nuk rekomandohen të konsumohen sapo keni nisur ditën.

Drithërat: Të gjithë priremi drejt konsumimit të sa më shumë drithërave në mëngjes. Por kur ato shoqërohen me mjaltë, çokollatë dhe çokokrem, niveli i sheqerit rritet. Kjo bën që të mos rekomandohen për përdorim në mëngjes.