Lifestyle

Perimet që mbajnë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut

Perimet që mbajnë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut
 

Të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit tregojnë se shqiptarët po rrezikohen gjithnjë e më shumë nga sëmundjet që kanë lidhje me hipertensionin apo tensionin e lartë. Shqipëria renditet në zonën e rrezikut mes vendeve me prevalencën më të lartë të këtyre sëmundjeve. Në vendin tonë, përafërsisht 32% e popullsisë mbi 18 vjeç është e prekur nga tensioni i lartë i gjakut.

Në vitin 2017 hipertensioni arterial ishte faktori i dytë i rrezikut, shkaktar për shumicën e sëmundjeve në Shqipëri. Ndërkohë, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se vdekshmëria prej sëmundjeve ishemike të zemrës që shkaktohen nga hipertensioni është rritur dy herë gjatë 20 viteve të fundit.