Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Këngët e Ed Sheeranit i bëjnë fëmijët më të lumtur

Foto: Ilustrim

Ed Sheeran, Little Mix dhe Stormzy janë artistët më të dashur në mesin e fëmijëve të moshave 7 deri në 17 vjeç, sipas një raporti të ri mbi muzikën dhe mirëqenien.

Sondazhi i 1001 fëmijëve në Angli u botua nga Youth Music, një organizatë bamirëse që investon në projektet muzikore për të rinjtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Katër në 10 nga të anketuarit thanë se muzika i bënte të ndiheshin mirë dhe 85% thanë se i bënte të ndiheshin më të lumtur.

“Të rinjtë po e përdorin muzikën si një mekanizëm përballues ku mbështesin mirëqenien e tyre personale”, tha Matt Griffiths, nga organizata bamirëse.

Rreth 64% e të anketuarve thanë se mendojnë se janë muzikantë, nga 48% në vitin 2006.

Sipas hulumtimit, të rinjtë e duan muzikën për të kaluar kohën e lirë, së bashku me lojërat. Raporti gjithashtu sugjeroi që procesi kreativ i të bërit muzikë ka një ndikim më të thellë sesa të dëgjuarit muzikë./atsh