Lifestyle

14 maji, Dita e Nënës

Dita e Nënës, shënon më 14 maj për nder të nënës, ndikimit të nënës në shoqëri, lidhjet e fëmijëve me nënën dhe vlerën e saj.

Kjo festë shënohet nëpër data të ndryshme në vende të ndryshme të botës, kryesisht në mars dhe maj, por megjithatë 14 maji është dita që shënon vetëm për Nënën, shkruan Washington Post, transmeton Koha.net.

Dita e Nënës, shënohet për të treguar vlerën e nënave dhe figurave amë në mbarë botën.

Dita e Nënës përfshin nënat biologjike, njerkat, të afërmet, vjehrrat, dadot apo ndonjë mike.

Në këtë ditë, nënat kryesisht marrin lule, kartolina, ëmbëlsira apo edhe ndonjë dhuratë të veçantë.

Ka mënyra të ndryshme për të vlerësuar nënën dhe figurën e tyre të çmuar, dhe mbase 14 maji mbetet dita e vetme që t’i kushtohet asaj në mënyrën më të veçantë, edhe pse dashuria ndaj saj është e pakrahasueshme, pazëvendësueshme dhe e përditshme.

Edhe pse ato marrin dashurinë tuaj çdo ditë, një dedikim më i veçantë në këtë ditë atyre do t'ua kthej buzëqeshjen edhe më shumë.

Dita e Nënës është jashtëzakonisht e vlefshme, megjithatë në këtë ditë njihet anembanë botës.

Më poshtë mund të gjeni datat kur dhe ku festohet kjo ditë, megjithatë 14 maji mbetet më i rëndësishmi.

12 Shkurt Norvegji

3 Mars Gjeorgji

8 Mars Afganistani, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Laos, Mali i Zi, Serbia, Ukraina.

26 Mars Britania e Madhe, Irlanda , Nigeria, Bangladeshi

21 Mars Egjipti, Jordania, Kuvajti, Libani, Territoret Palestineze, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Jemeni

25 Mars Slloveni

7 Prill Armeni

7 Maj Hungari, Lituani, Portugali, Spanjë, Mozambik, Danimark

10 Maj Meksikë

8 Maj Korea e Jugut (Dita e prindërve)

14 Maj Anguilla, Aruba, Australia, Austria, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Belgjika, Belize, Bermuda, Bonaire, Brazil, Kanada, Kili, Kina, Kolumbia, Kroacia, Kuba, Curaasao, Republika Çeke, Ekuador, Estonia, Finlanda, Gjermania, Greqia , Grenada, Honduras, Hong Kong, Islanda, India, Italia, Xhamajka, Japonia, Letonia, Malajzia, Malta, Zelanda e Re, Peru, Filipine, Porto Riko, Singapor, Sllovakia, Afrika e Jugut, Suriname, Zvicra, Tajvan, Holandë, Trinidad dhe Tobago, Turqia, Shtetet e Bashkuara , Uruguai, Venezuela, Zimbabve

15 Maj Paraguaj

26 Maj Poloni

27 Maj Bolivi

28 Maj Algjeria, Republika Dominikane, Franca, Haiti, Mauritius, Maroku, Suedia, Tunisia

30 Maj Nikaragua

1 qershor Mongolia

11 qershor Luksemburg

3 qershor Sudani i Jugut

12 gusht Tajlandë

15 gusht Costa Rica, Antwerp

9 tetor Malajzi

15 tetor Argjentinë

26 nëntor Rusi

8 dhjetor Panama

22 dhjetor Indonezi