Sot shënohet 8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.
Tek shqiptarët kjo ditë njihet edhe si Dita e Nënës.
Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave, transmeton kp.
Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është lulja, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.
Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë
-
Osmani: Kur gratë udhëheqin, shoqëritë bëhen gjithmonë më të drejta e më të forta
-
Në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave
-
Për 8 mars nderohen të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës
- Dita Ndërkombëtare e Gruas: Tetë veprime për një botë më të barabartë