Duke kërkuar përmbushjen e tij shpirtërore dhe duke zbuluar brendësinë e tij, ai u shfaq në tregun shqiptar me një sfilatë mode kur në atë kohë organizimet e tilla ishin pak të njohura për publikun tonë.
Disenjatori i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, gjithnjë ka ditur ta befasojë publikun me guximin dhe kreativitetin e tij, dhe duke besuar gjithmonë në ëndrrën e tij, edhe atëherë kur njerëzit dyshonin nëse do t'ia dilte.
I njohur ndryshe si "Dr.Fashion", Sahiti tutje e hapi një atelie, e cila u kthye në zgjedhjen e parë për qindra gra e burra, të cilët kërkojnë nga ai, jo vetëm fustane madhështore e kostume për mbrëmje,por edhe fustane nusërie, duke ia besuar çdo detaj për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.
Në një intervistë për Expressin në KTV ju sjellim një anë tjetër të tij, përtej modës, sukseseve të tij si disenjator dhe prezantimit të koleksioneve shumë të pëlqyera. Ai, ndër të tjera flet për përkushtimin e tij ndaj familjes, shprehitë e mira në jetë, koleksionet që është duke i përgatitur në vijim dhe shumëçka tjetër.
Duke qenë i ngarkuar tani edhe si prind, ai tregon se si është në ditët e tij më të mira.
E, kur jemi te jeta e tij personale, ai gjithnjë me buzëqeshje kujton martesën me Editën.
Por, se cili është personi që e kritikon Valdrinin 24/7, na tregon ai vet.
Ndërkohë, pa mbështetjen e nënës së tij, thotë se nuk do të ishte këtu ku është sot.
Hapat e parë në asnjë profesion nuk janë të lehtë, e duke qenë më ekstravagant, Sahiti tregon se edhe u paragjykua, por për t’u pëlqyer më vonë.
Sipas Sahitit, detajet tregojnë se a ke shije për modë apo jo.
Shpeshherë persona të caktuar kanë kufizime në veshje, por a ka edhe ai të tilla?
Sahiti tani është edhe ligjërues, ndërsa tregon se si është eksperienca me studentë.
Të punosh me fytyrat publike konsiderohet punë jo e lehtë, por kjo nuk vlen për “Dr.Fashion”, që tregon se edhe kush e ka trupin më të bukur në estradë, dhe se a ka pasur lidhje me ndonjërën prej tyre, gjë për të cilën edhe është komentuar shpesh.
E për të gjithë adhuruesit e rrymës së modës që e kultivon Valdrini, shpejt vijnë gjëra të reja … duke përfshirë këtu edhe kreacione veshjesh të përditshme.