Egoizmi, narcizizmi dhe sadizmi kanë një anë të përbashkët të errët të personalitetit. Autorët e studimit flasin për Faktorin D, që manifestohet në të gjithë tiparet karakteriale negative tek njerëzit.
Pas analizimit të 2500 personave, kryesisht në tendencat e sjelljes dhe të marrjes së vendimeve, statistikat kanë vënë në një hartë 9 personalitetet negative që njihen sot: egoizmi, machiavelizmi, dizimpenjimi moral, narcizizmi, prepotenca, sadizmi, interesi personal i theksuar dhe veprimet për inat të tjetrit.
Studiuesit e universitetit të Copenhagen dhe atyre gjermanë kanë dalë në konkluzionin se të gjitha këto anë negative të personalitetit janë të gjitha shprehi të së njëjtës tendencë, shpjegon Ingo Zettler, përfitimi personal mbi të tjerët.
Faktori D, “Dark Factor” kryesisht manifestohet me narcizizmin ose një kombinim të tij më të tjerë faktorë negativë. Studimi është publikuar në revistën shkencore Psychological Review.
-
Pesë mënyra të thjeshta për shmangien e njerëzve negativë nga përditshmëria
-
Brenda mendjes së një narcisti
-
Gratë bartin rrezik më të madh gjenetik për depresion
-
Njerëzit e ndjeshëm më të rrezikuar nga problemet e shëndetit mendor
-
Studiuesit zbulojnë qindra faktorë të tjerë gjenetikë që çojnë në depresion