Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zjarrfikësit ndihmojnë britanikun që i mbeti dora në divan

Zjarrfikësit në Britaninë e Madhe pranuan një thirrje jo të zakontë për ndihmë: një burri i kishte mbetur dora në divan.

Siç shkroi “Upi” të enjten, burri ia kishte dalë që t'i telefononte ekipet e zjarrfikësve, e rasti siç u bë i ditur, kishte ndodhur natën vonë.

Zjarrfikësit dolën në vendin e ngjarjes dhe e liruan personin, derisa rastin e cilësuan shumë të pazakontë.

“Nuk kemi të bëjmë vetëm me zjarre. Jam i lumtur që i ofruam ndihmë personit pa e lënduar ose pa dëmtuar divanin e tij”, tha shefi i zjarrfikësve, Gavin.