Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zjarrfikësit amerikanë shpëtuan drerin e bllokuar në akull

Zjarrfikësit në Indiana të SHBA-së i dolën në ndihmë një dreri që ishte bllokuar në një pellg uji, pranë sipërfaqes së akullt, shkroi Upi të premten.

Departamenti i Zjarrfikësve njoftoi se ekipi iu përgjigj menjëherë thirrjeve për shpëtimin e drerit, derisa u tha se kafsha ishte bllokuar rreth 350 metra larg bregut.

“Pasi e kapëm drerin, e siguruam atë në sajën tonë. E tërhoqëm dhe krijuam siguri për të”, u tha nga departamenti amerikan i emergjencave.

Dreri nuk ishte i lënduar dhe pas tërheqjes u lirua në natyrë.

Artikuj të ngjashëm