Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zgjatja e kohës në vendkalimet e këmbësorëve

Agjencia qeveritare e Mbretërisë së Bashkuar ka sugjeruar zgjatjen e kohës për kalimin e rrugëve për këmbësorët, deri në 20 për qind më shumë. Kjo është menduar të bëhet me qëllim për të ndihmuar popullatën e moshuar apo ata që kanë probleme shëndetësore që të kalojnë rrugën në kohë, pa u nxituar.

Njerëzit janë thuajse gjithmonë në garë me sekondat e semaforit në vendkalimet e këmbësorëve.

Një pjesë e popullsisë është e moshuar, prandaj këmbësorët thonë se do të dëshironin më shumë kohë për të kaluar rrugën para se të fiket drita në semafor apo siç njihet ndryshe, “njeriu i gjelbër”.

Udhëzimet aktuale angleze supozojnë se njerëzit ecin me një shpejtësi prej 1.2 metrash në sekondë, duke u lejuar atyre pak më shumë se 6 sekonda kohë për të kaluar një rrugë të rregullt.

Por propozimet e reja nga agjencia qeveritare “Active Travel England” sugjerojnë që kalimi i rrugës të llogaritet me një shpejtësi më të ngadaltë prej vetëm një metër në sekondë, gjë që do t'u jepte njerëzve një sekondë shtesë për të bërë të njëjtin kalim.

Aktivistët thonë se në vend që të dizajnojmë infrastrukturën rreth një personi mesatar që nuk e ka problem të kalojë një rrugë, ne duhet t'i japim përparësi numrit në rritje të njerëzve që kanë nevojë për më shumë kohë.

Edhe Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri Lifestyle 1 j. më parë Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri

Me këtë ndryshim mendohet që shumë njerëz do të inkurajohen që të jenë aktivë, sepse do të ndihen më të sigurt dhe do të kenë më pak stres kur kalojnë rrugët.