Në Pluton ndodhet një oqean nën sipërfaqen e ngrirë, njësoj si në hënën e Jupiterit, Europa dhe atë të Saturnit, Ençelado, sipas studimit të publikuar në revistën “Nature Geoscience” nga grupi i universiteteve japoneze të Hokaidos, Kobes dhe Osakas, si dhe të Institutit të Teknologjisë në Tokio.
Ky studim është fryt i simulimeve me kompjuter të bazuara në të dhënat e mbledhura nga sonda e NASA-s, “New Horizons”, që në vitin 2015 shkrepi fotot e para nga afër të Plutonit.
{gallery}
Sipas autorëve të kërkimit, oqeani i Plutonit është i mbështjellë dhe i mbrojtur nga një kafaz prej metani në gjendje të gaztë, që shërben si izolues termik mes sipërfaqes së akullt dhe liqenit nëntokësor, duke e mbrojtur nga ngrirja.
Për planetologët japonezë, ky studim tregon se prania e oqeaneve nëntokësor në Sistemin Diellor është më i zakonshëm nga sa mendohej, duke e bërë më të mundshme praninë e formave të jetës./tch
-
Teleskopi i NASA-s zbulon një hënë të re që sillet rreth Uranit
-
Sfera të mistershme metalike shfaqen në një plazh në Australi
-
Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës
-
Fosili që mbahej në sirtar për dekada, del të jetë mbetja e parë e një dinozauri në Antarktidë
-
“Pika e ftohtë” misterioze në oqean – studimi thotë se është shenjë e keqe