Gjeologët në vullkanin Helka në Islandë kanë gjetur një mineral të ri, të cilin e quajtën "topsoit". Ky është minerali i 7-të i zbuluar deri më sot që nga viti 2009 e këtej.
Tonçi Baliç-Zhuniç nga Universiteti i Kopenhagës, tha se për një kohë të gjatë kanë bërë studimin e mostrave të vullkanit Helka dhe Eldfell.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas një studimi të gjatë të mostrave nga zona e vullkanit Helka, vërejtën një lloj të ri të mineralit.
Baliç-Zhuniç tha se "topsoit" përbëhet nga molekulat e ujit, hekurit dhe fluorit dhe se ky është mineral i shtatë i ri i zbuluar në këtë zonë që nga viti 2009.
Ai shtoi se zona e vullkanit është shumë e pasur me minerale dhe se ka mundësi për të zbuluar lloje të reja.
Baliç-Zhuniç theksoi rritjen e numrit të mineraleve të zbuluara në vitet e fundit dhe në sajë të metodave të reja është mundësuar që në një periudhë të shkurtër dhe në mënyrë të thjeshtë të bëhet përshkrimi i mineraleve dhe të përcaktohet përbërja e tyre kimike.
Zbulimi i fundit është publikuar në revistën "Mineralogical Magazine".