Biologët skocezë kanë evidentuar një insekt të ri, që bënë pjesë në origjinën e fluturave, shkruan “Upi” të enjten.
Bill Higgins nga Grupi i Mbikëqyrjes së Kafshëve të Egra, deklaroi se vizitori i pazakontë u identifikua së fundmi, derisa në fillim kishte dilema të mëdha se çka mund të ishte.
Sipas analizave të para, insekti del të jetë tenjë, e familjes “tortrix”.
“Ajo qëndron në pemët e shelgut. Vezët i vendosen në sytha dhe larvat gërmojnë në degëza për dimër përpara se të dalin në pranverë si të rritur”, tha Higgins, duke shtuar kjo lloj tenje është e rrallë edhe në shtetet e tjera përreth Skocisë.
Artikuj të ngjashëm