Arkeologët kanë zbuluar një unazë pusesh parahistorike, të gërmuara mijëra vjet më parë pranë Stonehenge. Punimet në terren kanë gjetën dëshmi të një rrethi të gjerë 2 km të strukturave të mëdha me diametër më shumë se 10 metra dhe që shkojnë në 5 metra thellësi.
Ata rrethojnë vendbanimin antik të Mureve të Durringtonit, 3 km nga Stonehenge, i konsideruar si monumenti më misterioz megalitik i botës. Testet sugjerojnë se punimet në tokë janë neolitike dhe janë gërmuar më shumë se 4500 vjet më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët besojnë se 20 ose më shumë prej tyre mund të kenë shërbyer si kufi për një zonë të shenjtë, të lidhur me henge.
Një ekip akademikësh nga universitetet e St Andreës, Birmingham, Ëarëick, Glasgoë dhe Universiteti i Uellsit Trinity Saint David punuan për këtë projekt.
Dr Richard Bates, nga Shkolla e Tokës dhe Shkencave të Mjedisit të St Andreës, tha: “Kontrolli nga larg dhe marrja e kujdesshme e kampioneve po na jep një pasqyrë të së shkuarës që tregon një shoqëri edhe më komplekse sesa mund të imagjinonim.
Praktikat e qarta e të sofistikuara dëshmojnë se njerëzit ishin aq në linjë me ngjarjet natyrore, sa ne mezi arrijmë ta kuptojmë sot në botën modern. Ai tha se studimi i gjetjeve lejoi arkeologët të “shkruajnë tregime të hollësishme të peizazhit të Stonehenge për 4000 vitet e fundit”.