Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gurët e mëdhenj të Stonehenge zbulojnë një sekret

Gurët e mëdhenj të Stonehenge kanë zbuluar një prej sekreteve të tyre, respketivisht prejardhjen.

Hulumtimet e reja shkencore zbuluan se copat e mëdha të gurit në vendin e lashtë janë sjellë nga “West Woods”, një pjesë e Wiltshiret në Britaninë e Madhe, transmeton KOHA.

Pjesët e gurit të njohur si “sarsens” përbëjnë Stonehengen që për shekuj me radhë ka bartur me vete sekrete të mëdha të krijimit.

Rezultatet e analizave me rreze ultravioletë kanë treguar se gurët janë marrë në një vend që është pak kilometra nga vendi i lashtë.

Ndërtime të ngjashme arkeologjike ende mund të gjenden në West Woods.

Edhe Mendohet se Stonehenge fillimisht ishte në Uells Kulturë Mendohet se Stonehenge fillimisht ishte në Uells

“Ishim të befasuar kur morëm vesh se gurët e West Woods janë të njëjtit me dy gurët e Stonhenge. Të gjithë ishin të mendimit se gurët mund të jenë transportuar nga ndonjë vend më të lartë”, ka thënë Katy Whitaker, arkeologe në Universitetin e Readingut.

Shkencëtarët deri më tani e dinin se gurët e vegjël të njohur Stonehenge vinin nga Uellsi.