Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet fosili i ariut 700 mijë vjeçar

Ky fosil ka një vjetërsi prej 700 mijë vitesh. Është zbuluar së fundi në qytezën argjentinase të San Pedros në veri të kryeqytetit Buenos Aires. Arkeologët, thonë se mbetjet i përkasin një ariu gjigant të species Arktoterium.

Këta lloj arinjsh kanë pasur një peshë prej jo më pak se 800 kilogramësh. Sipas ekspertëve, Arktoterium ka qenë ndër më të egrit e arinjve, si të asaj periudhe ashtu edhe të kohëve të sotme.

Shkencëtarët u shfaqën të habitur nga mënyrë tepër e mirë në të cilën ishte ruajtur kafka dhe kockat e tjera për qindra mijëra vite.

Mbetjet do të qëndrojnë të ekspozuara në Muzeun e Paleontologjisë në San Pedro/Javanews.

Artikuj të ngjashëm