Në Arabinë Saudite është gjetur një fosil i gishtit që mund të ndryshojë historinë e migrimit të njeriut në rruzullin tokësor.
Detajet e zbulimit janë publikuar në revistën "Ecology and Evolution", ndërsa është zhvilluar në rajonin el Wusta të Arabisë Saudite.
Hulumtuesit theksojnë se fosili i gishtit të gjetur në shtratin e një lumi të mbrojtur, mund të jetë i njeriut të parë dhe se është i vjetër 85 mijë vite.
Gjithashtu bëhet e ditur se në rast se kjo verifikohet, fosili do të jetë mbetja e parë e një njeriu që ka jetuar para 85 mijë viteve në Gadishullin Arab.
Julien Louys, paleontologu në Universitetin Griffith, duke tërhequr vëmendjen se zbulimi tregon që njeriu para 85 mijë deri 90 mijë vite më parë ka jetuar në një rajon përveç Afrikës dhe Mesdheut Lindor, ndau mendimin se njeriu para 60 mijë viteve ka migruar nga këtu.
Ekipi hulumtues ndërkombëtar mbështet edhe nga Komisioni i Turizmit dhe Trashëgimisë Kombëtare Saudite.
-
Zbulohet një asht njerëzor 85.000 vjeçar
-
Gjurmët 90-mijëvjeçare të vjetra të njeriut zbulohen në Marok
-
Mbetjet fosile të një gruaje mendohet të jenë mbi 3 milionë vjet të vjetra
-
Rishkruhet historia, zbulohen dëshmitë më të vjetra të njerëzimit
-
Zbulohen gjurmë njeriu mijëravjeçare përgjatë një lumi në Etiopi