Teleskopi hapësinor Hubble i NASA-s ka zbuluar një emision të pazakontë të dritës infra të kuqe nga një yll i afërt i neutroneve, duke treguar karakteristika të paparashikuara rreth objektit qiellor.
Ky është ylli i parë i neutroneve, në të cilin një sinjal i zgjatur është parë vetëm me dritën infra të kuqe.
Zbulimi i mrekullueshëm u bë nga një ekip hulumtuesish ndërkombëtarë, të cilët kanë ofruar dy shpjegime të mundshme për sinjalin e zgjeruar infra të kuqe - një disk me pluhur ose një erë energjike të njohur si era e pulsarit.
Shkencëtarët vëzhguan një zonë të zgjeruar të emetimeve infra të kuqe rreth këtij ylli të veçantë të neutroneve.
The Hubble Space Telescope has detected for the first time infrared radiation from a nearby neutron star. This might be from dust in an 18 billion-mile-wide circumstellar disk, or shocks from a wind of subatomic particles blasted off the stellar corpse. https://t.co/tGZs8LS7fR pic.twitter.com/lkwvbU9T5w
— HubbleTelescope (@HubbleTelescope) September 17, 2018