Ecja në pozicion të drejtë e qenieve njerëzore të ditëve të sotme u pa për herë të parë tek një paraardhës në Evropë dhe jo në Afrikë, siç supozohej më parë, deklaroi një grup ndërkombëtar studiuesish.
Ekipi, i udhëhequr nga Madelaine Boehme, nga Universiteti i Tuebingen në Gjermani, botoi një studim në revistën shkencore “Nature”, që sugjeron se një paraardhës i mundshëm i njerëzve dhe majmunëve ishte në gjendje të lëvizte në dy këmbë, pothuajse 12 milionë vjet më parë, transmeton Shqip.
“Ky është një moment i madh në paleontologji dhe një zhvendosje paradigme”, theksoi Boehme.
Zbulimi vë në pikëpyetje teorinë e mëparshme të evolucionit të majmunëve dhe njerëzve.
Midis viteve 2015 dhe 2018, ekipi zbuloi fosilet e një qenieje të panjohur më parë në një rrjedhë të një gropë balte në shtetin gjerman të Bavarisë.
Edhe
Mijëra gjurmë dinozaurësh dalin në dritë në një mal italian
Kjo qenie, e quajtur Danuvius, jetoi 11,62 milionë vjet më parë e ndoshta ishte edhe në gjendje të ngjitej.
{gallery}