Madame Tussauds në New York ka zbuluar figurat nga dylli të presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe të zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris, për të njohur vitin e parë të tyre në Shtëpinë e Bardhë, raporton agjencia AP.
Është traditë për Madame Tussaudsin që të krijojë figura dylli për secilin president të SHBA-së, por është hera e parë që muzeu po ashtu krijoi një figurë nga dylli edhe të zëvendëspresidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizitorët mund të pozojnë me figurat e Bidenit dhe Harrisit në një ambient që ngjason me Dhomën Ovale.
Secila figurë nga dylli ka marrë kohë afro gjashtë muaj për t’u kompletuar. Një ekip i artistëve në Londër kanë kontrolluar qindra imazhe për të krijuar figurat.