Në aeroportin ndërkombëtar “Schwechat” të Vjenës nga bagazhi i një australiani që jetonte në Filipine zbulohen 88 gjarpërinj të gjallë.
Sipas një deklarate nga Ministria e Financave, një ditë më parë oficerët doganorë në aeroport gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhet e një udhëtari konfiskuan 88 zvarranikë të gjallë nga të cilët 43 prej tyre ishin gjarpërinj helmues.
Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se 20 nga kafshët ishin gjallesa të rrezikuara nga zhdukja që ishin sjellë nga Filipinet për t’u shitur në mënyrë të jashtëligjshme në Gjermani, përcjell Atsh.
Kafshët u dërguan në kopshtin zoologjik “Schönbrunn” në Vjenë dhe në qendrën e zvarranikëve në “Klagenfurt”. Ndaj personit që kryente trafikimin e kafshëve u hap hetim me akuzat për trafikim dhe tregti në mënyrë të jashtëligjshme të llojeve të kafshëve që jetojnë në natyrë.
-
Një burrë në Kinë kapet me 100 gjarpërinj të gjallë poshtë pantallonave
-
Zbulohen 109 kafshë të gjalla në çantat e dy indianeve në aeroportin e Tajlandës
-
Një burrë arrestohet në aeroportin e Perusë me 20 zogj në valixhe
-
Pasi zbuloi se sa janë dënimet e ashpra, trafikanti i kafshëve lë në aeroport valixhet me plot breshka
-
Tentim-kontrabande në Aeroport: Dy persona kapen me telefona e 36 mijë euro