Brenda një milion viteve, ose edhe pak më shumë, mbi 20 yje të tjerë do të afrohen në një distancë prej 3.26 vite dritë nga sistemi ynë diellor.
Distanca duket e largët, por shkencëtarët thonë se ajo është e mjaftueshme që të prishen ekuilibrat e fushës gravitacionale në brezin e asteroidëve, çka do të shumëfishonte mundësitë që ndonjëri prej tyre të godasë Tokën, transmeton TCH.
“Nëse një yll kalon në këtë distancë, duhet të shqetësohemi që të gjithë”, thotë për “The Guardian”, Coryn Bailer-Jones nga Instituti Max Planck.
Sistemi ynë diellor lëviz përmes galaksisë, ashtu siç bëjnë edhe yjet e tjerë dhe për këtë fenomeni i lartpërmendur është i pashmanshëm, thonë shkencëtarët.
Artikuj të ngjashëm
-
A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën
-
Një eklips i plotë diellor do të ndodhë këtë verë
-
Superhëna e nëntorit është afër
-
Për katër vjet, mbi 200 mijë persona vdiqën nga i nxehti në Evropë
-
“Atë që s’e kanë parë kurrë më parë sytë e njeriut” – Ekipi i “Artemis II” niset për në Tokë