Një kompani nga Los Angelesi ka vënë në shitje një palë xhinse të reja që kushtojë 168 dollarë.
Carmar Denim debutoi me “Extreme Cut Out Pants” të cilat nuk kanë material dhe vënë në dukje tërë pjesën e poshtme të trupit. Nejse, ka material vetëm për xhepat, transmeton Koha.net.
Që prej publikimit të fotografive për xhinset e reja, kompania ka marrë kritika të ashpra për çmimin e tyre të cilat nuk kanë material.
“Uau! Pse t’i veshim këto?”, ka pyetur një person në Instagram. “Nuk do të paguaja kurrë për xhinse të tilla”.
Një tjetër bëri edhe më shumë shaka: “Të paktën paskan xhepa!”.
“Me këto xhinse kontrollet e sigurimit në aeroport kalohen shumë lehtë”, vulosi një tjetër me komentin e tij.


Artikuj të ngjashëm
-
Xhinset Levi's që u gjetën në një minierë u shitën për mbi 87 mijë dollarë
-
“Denim” sjell xhaketat dhe xhinset e reja
-
Trendi më i ri, xhinset e gjata që kthehen në të shkurtër
-
“Hermes” lanson flaster nga lëkura, çmimi marramendës për një pako
-
Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak