Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Xhemperët e shëmtuar të Krishtlindjeve

Xhemperi i Krishtlindjes për dikë mund të duket i bukur, por për dikë tjetër nuk është. Por, jo vetëm kjo, tashmë në treg ka xhemperë që paraqesin festa të ndryshme dhe dizajnet janë të kalkuluara të bëhen ashtu që qëllim të kenë që t’i bëjnë të qeshin ata që i shohin.

Kjo është arsyeja pse xhemperi i shëmtuar i Krishtlindjeve është bërë një element kryesor për aktorët e humorit, duke përfshirë Chevy Chase në filmin e vitit 1989 "National Lampoon's Christmas Vacation" dhe Jimmy Fallon, i cili mban çdo vit shfaqjen "12 Ditët e Xhemperave të Krishtlindjeve".

E qeshura është, sigurisht, një dhuratë për të gjithë ne, përderisa ne qeshim me dikë dhe jo me ata, njerëzit konkretisht. Por, ajo që ne në të vërtetë nënkuptojmë me "xhemper të shëmtuar të Krishtlindjeve" është më shumë një "shije e keqe" e xhemperëve të Krishtlindjeve, dhe shija është një koncept tërësisht subjektiv. Ajo që nuk është në diskutim është se e gjithë kjo ka ndihmuar në transformimin e asaj që dikur ishte një copë materiali i njohur si një "xhemper festive", në një trend të kulturës pop.

Ka festa me xhemperë të shëmtuar të Krishtlindjeve. Libra për t'u ngjyrosur me xhemperë të shëmtuar për Krishtlindje. Libra me xhemperë të shëmtuar për Krishtlindje për fëmijët. Gjithashtu, sigurisht, një sërë faqesh dhe shitësish që specializohen në xhemperat e shëmtuar të Krishtlindjeve. Vetëm Amazon shet më shumë se 50 të ndryshme, shkruan NYT.

Gjë që nxjerr në pah faktin se ka një tepricë të madhe të xhemperëve të shëmtuar të Krishtlindjeve. Në fakt, sipas Hubbub, një organizatë mjedisore me bazë në Britani, janë 65 milionë vetëm në Britani. Për më tepër, tha ai, një në tre persona nën 35 vjeç blen një xhemper të shëmtuar për Krishtlindje çdo vit dhe dy nga pesë prej tyre vishen vetëm një herë gjatë sezonit. Dhe shpesh nga materiali prej të cilit qepen, deri në 95 përqind e tyre përmbajnë plastikë, që do të thotë se nuk mund të riciklohen.

Edhe Fëmijët nuk konsumojnë mjaftueshëm pemë e perime, prindërit këshillohen të mos i shmangin Lifestyle 2 d. më parë Fëmijët nuk konsumojnë mjaftueshëm pemë e perime, prindërit këshillohen të mos i shmangin

Këto nuk janë shifra të mëdha. Megjithatë, shanset janë që xhemperi i shëmtuar i Krishtlindjeve të qëndrojë mes njerëzve për vite radhazi. Si të nxjerrim të mirën nga kjo situatë?

Përgjigja është e thjeshtë: Shmangni grumbullin e shëmtuar industrial të trikove të Krishtlindjeve dhe ato bëjini vetë.