Tiranë, 29 shtator – Xhamia historike e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës kthehet në destinacion turistik për vizitorët e huaj.
E ndërtuar në rrënojat e një kishe, në oborrin e xhamisë janë të përfshira tre objekte fetare, një teqe, një kishë dhe xhamia.
Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit.
Këto objekte religjioze janë kthyer në destinacion shumë të pëlqyer për turistët e huaj, pasi brenda pak metrave katrore ka të ndërthurura fe të ndryshme.
Prej disa kohësh kjo xhami po i nënshtrohet një restaurimi, që po financohet me fonde të Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Ajo po kthehet në një kuriozitet të përditshëm për vizitorët vendas e të huaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Kisha-xhamia në Delvinë, për të cilën shkroi edhe Evlija Çelebiu
-
Xhamia historike në Selanik hap dyert për besimtarët myslimanë për herë të parë në 100 vjet
-
Xhamia e Plumbit në Shkodër drejt restaurimit të tërësishëm
-
Xhamia e Mazhiqit në Mitrovicë, sot gërmadhë
-
Botohet libri “Xhamitë e Shqipërisë. Historia, Arkitektura, shek. XV-XIX”