Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Wesley Clark e gjuan telefonin gjatë intervistës së drejtpërdrejt në CNN

Një veprim mjaft interesant e ka bërë ish-gjenerali i Ushtrisë amerikane, Wesley Clark, i cili gjatë një emisioni të drejtpërdrejt në CNN, humbi durimin nga cingërima e telefonit dhe e gjuajti atë.

“Jam i kënaqur që përdorëm diplomaci. Jam i gëzuar që edhe qeveria e Irakut u angazhua me forcat e sigurisë së saj” tha Clark derisa shihet i fokusuar në bisedë.

“Por kështu është me iranianët. Sikur një bokser që godet ulët në raundin e 12-të. Është vetëm një goditje e tepërt. Ata shkatërruan disa objekte të suaditëve. Atyre u treguam vendin”, ishte duke thënë Clark pak para se telefoni fillonte të cingëronte pa pushim.

Në atë moment, Clark kap telefonin e tij në tavolinë dhe e gjuan atë.