Motoçiklisti japonez Masaru Abe ka thyer rekordin e vjetër botëror 25 vjet në vozitjen e skuterit me vetëm në një rrotë.
Abe rekordin e ri e arriti me modelin Yamaha Jog duke kaluar saktë 499 km. Rekordi është thyer në shtegun Kavaguçi në afërsi të Tokios dhe ishte për 170 km më i madh se sa rekordi i kaluar.
“Asnjëherë më herët nuk kam ndier aq shumë dhimbje, pasi të dyja duart më dridheshin”, ka thënë 33-vjeçari pas thyerjes së rekordit. Ai ka shtuar se edhe shikimi i ishte mjegulluar dhe gati kishte humbur ndjenjat, transmeton kp.
The Guardian shkruan se ai ka vozitur për 13 orë pa u ndalur.
Artikuj të ngjashëm
-
Skitari japonez vendos rekord, kërceu 291 metra
-
Roboti korean shënon rekord botëror për shpejtësi
-
72-vjeçari arrin “të pabesueshmen”, kalon 2 milionë kilometra me një veturë
-
Skocezi hyn në “Guinness” duke mbajtur peshën 150 kilogramësh derisa lëvizte me biçikletë
-
Britaniku krijon skuterin 6,7 metra të gjatë, pret njohjen nga “Guinness”