Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vishnjat lulëzojnë për së dyti në Ferizaj

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Ferizaj pasi pemët e vishnjave kanë lulëzuar për herë të dytë brenda sezonit.

Në disa fotografi që ka dërguar një lexues i portalit Koha.net shihen lulëzimi i vishnjave dhe njëra prej pemëve ka filluar të bëjë fryt.

Ai ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur kjo dhe sipas tij moti i përzier me shi dhe diell ka ndikuar që vishnjat të lulëzojnë përsëri.

Vishnjat kohën e zakonshme të lulëzimit e kanë gjatë muajit prill dhe frutat piqen në muajin maj dhe qershor.

{gallery}