Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Video e ushtrimeve gjatë puçit ushtarak në Mianmar bëhet virale

Një instruktore fitnesi kishte performuar në një video të transmetuar direkt në rrjete sociale, në kohën kur prapa saj po zhvillohej puçi në Mianmar.

Në pamjet e publikuara online, Khing Hnin Wai performon ushtrime në formë vallëzimi në një rrugë në kryeqytetin Naypyida, në kohën kur veturat ushtarake ia kishin mësyrë ndërtesës së parlamentit.

Ajo vazhdoi për tre minuta me ushtrimet e saj, me ushtarët e kamionët që nuk morën vëmendjen e saj.

Hnin Wai ka mijëra ndjekës që përcjellin videot e saj të fitnesit dhe episodi i fundit ka tërhequr edhe më shumë për shkak të ngjarjeve prapa saj. Madje video u bë virale duke marrë miliona klikime.

Përderisa shumë kanë vënë në dyshim videon, ekspertët teknologjikë kanë shprehur besimin se është e vërtetë.

Tensionet mbesin të larta rrugëve të Mianmarit që kur Ushtria mori kontrollin.

Puçi erdhi pas një viti të emergjencës shtetërore.

Liderja shtetërore Aung San Suu Kyi dhe liderë të tjerë janë arrestuar.

Artikuj të ngjashëm