Kjo vezë pashke kushton 6.7 milionë dollarë. Ajo është bërë nga materialet që i përkisnin një gruaje shumë të pasur, të cilët vendosën t’i jepnin jetë bizhuterive të shtrenjta, duke realizuar një vezë pashke.
Veza është e zbukuruar me pothuajse 8,000 diamante të shndritshëm, të vendosur në platin dhe ar me 24 karat,. Gjithashtu vezës i janë vendosur një palë vëthë Cartier, që kushtojnë 40 mijë dollarë, transmeton tch.
Segmenti i vezës është bërë nga një vezë e një zogu të rrallë , e cila ka përmasa më të mëdha se të zakonshmet dhe u përforcua me smalt, i bërë nga pluhuri i diamantit ngjyrë blu.
Veza është e mbështjellë me një kafaz asimetrik prej ari 24k, me vlerë prej 250 mijë dollarë dhe pjesa e brendshme është e veshur me një shall mëndafshi, e firmës Hermes.
Gurët më të vlefshëm në pjesën e jashtme, janë tre diamante trëndafili, jashtëzakonisht të rrallë. Ata kanë një vlerë prej 1.9 milionë dollarë dhe dy diamante të bardhë të pastër me vlerë 265 mijë dollarë.
Edhe
Diamanti sa veza shitet për mbi 21 milionë dollarë
Artikulli i mrekullueshëm është krijimi i dizajnerit britanik, Debbie Wingham, 37 vjeç, i njohur për krijimin e një seri artikujt më të shtrenjtë në botë për miliarderët në Dubai dhe më gjerë.
{gallery}